Telegrafi

Zeneli: Shpresojmë në një rezultat pozitiv ndaj Ukrainës (Foto)

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka thënë se ndaj Ukrainës shpreson në rezultat pozitiv.

Po ashtu ai ka kërkuar përkrahjen e tifozëve pasi ky takim është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Ruisa 2018’.

“Shpresojmë në një rezultat pozitiv ndaj Ukrainës. Na duhet mbështetja e juaj tifozë. Forca Kosova”, ka shkuar Zeneli në Facebook.

Zeneli ishte pjesë e skuadrës ndaj Kroacisë dhe krijoi një nga rastet më të mira në takim. /Telegrafi/