Arber Zeneli ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin holandez.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Heerenveenit në udhëtim tek Graafschap 0-5.
23-vjeçari e ka nisur si gjithnjë ndeshjen si titullar për ekipin e tij.
Zeneli ka qenë fantastik në këtë sfidë duke asistuar në tre golat e skuadrës së tij nga pesë gjithsej që u shënuan.
Me tre asistimet e arritura në ndeshjen ndaj Graafshcap, Zeneli ka bërë gjithsej gjashtë asistime në Eredivisie.
Përveç asistimeve reprezentuesi kosovar ka shënuar edhe një gol këtë edicion në elitën e futbollit holandez.
Kësisoj pas javës së tetë në Eredivisie, Zeneli mbanë pozitën e parë si asistuesi më i mirë në kampionat me gjashtë sosh, duke lënë mbrapa Steven Bergwijn e PSV-së me katër asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BgI-99HdcaI