Arber Zeneli ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin holandez Eredivisie.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Heerenveen.
Si gjithnjë edhe sot Zeneli e nisi ndeshjen si titulluar ku Heerenveen u ndal në barazim 1-1 në shtëpi nga Emmen.
Ishte minuta e 30-të e ndeshjes kur reprezentuesi i Kosovës zhbllokoi sfidën duke shënuar për 1-0.
Zeneli realizoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë duke befasuar portierin mysafir.
Për 23-vjeçarin ky ishte goli i dytë në kampionat ndërsa ka bërë edhe shtatë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dPtVkEaoxzo