Arbër Zeneli është ndalur për media dhe ka folur pas ndeshjes.
Sipas sulmuesit anësor të Kosovës, ndeshja ndaj Turqisë ishte pozitive për Përfaqësuesen tonë, ku patëm shumë raste për gol, por po penalizohemi që jemi Përfaqësuese e re.
“Edhe na patëm shanse të mira për të dhënë gol, por ata në dhjetë minutat e pjesës së dytë dhanë dy gola”, ka thënë Zeneli pas ndeshjes.
“Duhet ta kuptojmë se jemi Përfaqësuese e re, por shumë shpejt do të vijnë edhe rezultatet”, përfundoi sulmuesi anësor i Kosovës. /Telegrafi/