Mesfushori kosovar, Arbër Zeneli ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin holandez.
Anësori i cili aktivizohet me Heerenveenin ka realizuar gol në fitoren e rëndësishme 3:0 që bardh e kaltërtit e arritën në fushën e Rodas.
Zeneli arriti të shënoi golin e tretë në këtë takim në minutën e 76-të pas një solo aksioni ku goditi fuqishëm dhe realizoi një gol të bukur.
Goli ndaj Rodas ishte i dyti për Zenelin në këtë kampionat, ndërsa ai ka asistuar në dy gola të tjerë për Heerenveenin.
21-vjeçari ka lënë Përfaqësuesen e Suedisë për t’iu bashkuar Kosovës, mirëpo ai ende është duke pritur lejen nga FIFA për të luajtur me vendlindjen e tij. /Telegrafi/