Arbër Zeneli nuk di të ndalet duke shënuar gola në kampionatin holandez.
Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer edhe këtë javë me skuadrën e tij Heerenveen, në udhëtim tek ku shënuan fitore të thellë 0:3.
Në fakt kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Heerenveenit në elitën e futbollit holandez.
Zeneli e filloi ndeshjen nga minuta e parë si gjithmonë dhe arriti të shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 79-të.
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, pranoi një top të bukur në zonë dhe goditi me të parën për ta mposhtur portierin vendas.
Goli ndaj Den Haag ishte i treti këtë kampionat për 22-vjeçarin i cili ka shënuar edhe në Kupën e Holandës. /Telegrafi/