Site icon Telegrafi

Zeneli nuk i harron shokët: Jemi me ju sot

Mesfushori sulmues Arbër Zeneli do t’i mungojë sot Kosovës në ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.

Zeneli kishte pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes “Dardanëve” dhe Malit të Zi në qershor, ku i këputi ligamentet e gjurit.

Ai mbetet ende jashtë fushave, ku po vazhdon me rikuperim.

Zeneli nuk i ka harruar shokët duke ka treguar mbështetjen e tij për bashkëlojtarët përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli.

(Foto: InstaStory/azeneli17)

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë do të fillojë sot prej orës 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Exit mobile version