Telegrafi

Zeneli: Ndoqa atë që më tha zemra (Video)

Në një prononcim për Telegrafi, Arbër Zeneli ka treguar pse mori vendim që t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka treguar se e ka pasur të vështirë ta braktiste kombëtaren e Suedisë, duke qenë se ai vend i ka dhënë shumë, por zgjodhi të ndiqte zemrën.

Dhe natyrisht se lidhja e gjakut dhe emocionale bënë që ai ta përfaqësonte Kosovën.

Lexo po ashtu Sahiti flet për lëndimet dhe për mundësitë që Kosova ka për një rezultat pozitiv

“Jam shumë krenar dhe po ndihem mirë, tani po presim përgjigjen e FIFA-s. A e kishe të vështirë të lësh përfaqësuesen e Suedisë? Normal që ishte, por Kosovën e zgjodha me zemër,  por Suedia më ka dhënë gjithçka”.

“Forma e mirë të Heerenveen?  Shpresoj ta vazhdoj këtë formë edhe me Kosovën. Ndeshja ndaj Kroacinë është e vështirë, ata kanë lojtarë të mirë, por ne do të luajmë si ekip”, ka thënë Zeneli. /Telegrafi/