Site icon Telegrafi

Zeneli i lumtur për golin ndaj PSV-së, i pari në këtë sezon

Arber Zeneli e filloi si titullar ndeshjen për Heerenveenin ndaj gjigantit holandez PSV Eindhoven.

Dhe vetëm katër minuta iu nevojitën atij të gjen rrugën drejt golit.

Lexo po ashtu Çfarë goli! Arber Zeneli ‘bombardon’ PSV Eindhovenin (Video)

Për këtë ylli i Përfaqësueses së Kosovës është shprehur mjaft i lumtur dhe normalisht që nuk ka munguar edhe falënderimit për tifozët.

“Paraqitje e mirë ekipore sot, jam i lumtur për golin e parë sezonal. Mbështetja ishte fantastike”, ka shkruar Zeneli.

Në fund Heerenveeni fitoi me rezultat 2-0 dhe kështu renditet në vendin e shtatë me tetë pikë nga katër ndeshje, një më pak se PSV dy pozita më lart. /Telegrafi/

Exit mobile version