Ky është momenti kur policia britanike zë me “presh në dorë” dy hajna, që në ato momente po kryenin vjedhje në një dyqan syzesh në Londër.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur dy hajnat me maska në kokë, thyejnë derën e xhamit në Chiswick në perëndim të Londrës, transmeton Telegrafi.
Pasi futen brenda dhe aktivizohet alarmi i sigurisë, ata fillojnë të mbushin qeset me syze të marka të shtrenjta.
Por derisa ishin në aksion, ata i zuri në befasi një grup policësh që u shfaqen para tyre me revole dhe elektroshok.
Aksioni po konsiderohet shumë i suksesshëm, pasi policët u shfaqën në vendin e ngjarjes me shpejtësi të madhe, kurse hajnat janë vënë prapa grilave. /Telegrafi/