Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, ka performuar mbrëmë (e premte) në natën e dytë të “Sunny Hill”.
Ai interpretoi disa nga hitet e tij në skenën e festivalit, të mbajtur në Gërmi, gjersa u duartrokit vazhdimisht nga turma e madhe.
Krejt në fund, krijuesi i hitit “Gotat” ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.
Këngëtari duket të jetë ndjerë mirë me prezencën e Lipës, teksa në përshkrim ka shkruar: “I zënë”.
I njëjti ka vënë edhe çelsin dhe një zemër të kuqe, që zakonisht e vendosin çiftet.
“Sunny Hill” do të vazhdojë sonte me natën e tretë me yje të tjerë botëror e po ashtu edhe nga trojet shqiptare.
Dua Lipa duhet theksuar se dhuroi performancë të mahnitshme në natën e parë të “Sunny Hill”. /Telegrafi/