Telegrafi

Zendeli: Zgjedhjet nuk duhet të kushtëzohen me asnjë ligj, nuk duhet të shtyhen

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, sot në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet kuvendare nuk duhet të shtyhen.

Ai deklaroi se mbajtje e zgjedhjeve nuk duhet të kushtëzohet me çfarë do sjellje të ligjeve esenciale.

“Qeveria vonon në realizimin e programit të vet. Vonon në dorëzimin e shumë projekteve që është dashur më herë të dorëzohen deri tek Kuvendi dhe tani nuk duhet të kërkohet ndonjë arsyetim në disa ligje esenciale që të shtyhen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç janë dakorduar partitë politike dhe në këtë drejtim edhe si Kuvend edhe si Qeveri, të gjithë duhet të lëvizim”, tha Zendeli.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme deklaroi se nëse nuk miratohen ligjet thelbësore, zgjedhjet nuk do të mbahen, gjegjësisht Kuvendi nuk do të shpërndahet, pa miratimin e disa ligjeve thelbësore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev: Zgjedhjet do të mund të anulohen nëse nuk miratohen ligjet kryesore