Kryetari i ri i sapozgjedhur i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Fadil Zendeli sot ka thënë se bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët do të vazhdojë edhe më tej.
“Pas përfundimit të kuvendit qendror të Rilindjes Demokratike Kombëtare, mund të konfirmoj ndryshimet që ndodhën në këtë kuvend qendror të RDK-së në drejtim të udhëheqsisë, më ka emëruar si kryetar i ri i kësaj partie. Unë mund të konfirmojë sot së RDK-ja fuqishëm lufton për vlerat demokratike brenda partisë dhe në ruajtjen e të gjithë vlerave demokratike në funksionimin e institucioneve demokratike partiake. Ne fuqishëm ju qëndrojmë këtyre vlerave pasi e kemi trashëgimi partiake. Kryetari historik i RDK-së, profesori Rufi Osmani në momentin që vlerësoi se ka rezultate të dobëta zgjedhore ai u tërhoq nga partia, tha Fadil Zendeli, raporton TetovaSot.
Ai më tej theksoi se RDK-ja nën udhëheqjen e tij do të vazhdojë fuqishëm bashkëpunimin me Lëvizjen për Reforma PDSh dhe Aleancës për Shqiptarët, poashtu edhe në bashkimin e opozitës së bashkuar shqiptare
”RDK-ja do të vazhdojë fuqishëm bashkëpunimin me Lëvizjen për Reforma PDSh në kuadër Aleancës për Shqiptarët. Por mund të konfirmojë se RDK-ja do të vazhdojë fuqishëm të luftojë në krijimin e opozitës së bashkuar shqiptare si një alternative e vetme ndaj binomit qeverisës BDI dhe PDSH por edhe VMRO-në./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Kryesia e RDK-së shkarkon Vesel Memedin
Gjithashtu lexo: Memedi: Këta janë persona jo legjitim