Zendaya mahniti me një fustan të shkurtë argjendi dhe taka speciale me top tenisi, teksa mbërriti për filmin e saj të ri “Challengers” në Romë të hënën.
Aktorja, 27 vjeçe, shfaqi edhe një herë stilin e saj të patëmetë, i cili kishte një fund të palosur dhe një dekolte të thellë.
Filmi “Challengers” është një dramë që shfaq Zendayan të kapur në mes të një trekëndëshi të zjarrtë dashurie midis dy tenistëve.
Këmbët e saj të tonifikuara u shfaqën, teksa pozonte para kamerave dhe ‘rriti lartësinë’ e saj me takat e çuditshme që kishin forma topi tenisi si pjesë e dizajnit.
Ajo kishte veshur një palë vathë argjendi dhe i kishte tërhequr flokët e saj të shkurtë, ndërsa kishte zgjedhur një grim joshës. /Telegrafi/