Site icon Telegrafi

Zendaya rrëshqet keq në hyrje të restorantit në Romë, ‘shpëtohet’ nga sigurimi i saj

Zendaya u desh të kapej nga anëtarët e ekipit të saj kur ajo u pengua gjatë një momenti të vështirë teksa mbërriti në një restorant në Romë të martën.

Aktorja e “Euphoria”, 25 vjeçe, po shkonte në një restorant të quajtur “Eitch Borromini” për drekë, kur ajo rrëshqiti duke u ngjitur shkallëve, shkruan DailyMail.

Zendaya u shpëtua nga goditja në tokë nga një numër rojesh sigurie që po e ndiqnin dhe hyri në restorant e padëmtuar – përpara se më vonë të postonte në InsatStory disa pamje nga momenti në fjalë.

Ylli i “Spider-Man” kishte veshur një fustan të zi elegant me një triko të zezë, ndërsa qëndronte e sigurt në mes të pandemisë COVID-19 me një maskë të zezë për fytyrën.

Aktorja hyri në restorant e padëmtuar dhe padyshim që as nuk kishte ngelur e mërzitur nga incidenti, pasi përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se e kishte marrë me të qeshura incidentin në fjalë.

Ajo publikoi një fotografi nga një prej videove që tregonte se ajo rrëshqiste, duke shtuar: “Nuk mund të ndalem së qeshuri nëse ata vërtet duhej të bënin një video me mua duke u rrëzuar”.

Ajo gjithashtu ndau me fansat një video të shkurtër në InstaStory ku ajo qeshte me një mik, duke thënë: “Më kapën!” Më kapën! Unë jam duke qarë”.

Ajo është parë edhe në butikun “Valentino” dhe në vendin fqinj në “Maison Valentino”.

Kur ajo u kthye në hotelin e saj, “Hotel Eden” në Romë, kishte një numër fansash që e prisnin dhe kur ajo doli nga automjeti i saj – tani e veshur me një pallto të gjatë jeshile mbi fustanin e saj, ajo gjeti kohë për të bashkëvepruar me fansat e saj dhe të pozojnë së bashku për fotografi.

Ylli i “Malcolm and Marie” ishte parë në Romë ditët e fundit dhe besohet se udhëtimi i saj në Romë mund të lidhet me Javën e Modës në Milano, e cila fillon të martën.

Zendaya nuk është parë me të dashurin e saj Tom Holland, i cili ka qenë i zënë duke promovuar filmin e ri “Uncharted”.

Zendaya përfundon sezonin e dytë të serialit të saj hit të HBO Euphoria me finalen e sezonit të dielën, më 27 shkurt.

Ajo do të shihet më pas sërish në aktrim në një vazhdim të “Dune”, ku do të riprodhojë rolin e saj Chani, që pritet të dalë në kinema më 20 tetor 2023.

Ajo gjithashtu ka nënshkruar kohët e fundit një marrëveshje për të luajtur në një xhirim të filmit të vitit 1959, “Imitation of Life”, të cilin Beyonce është planifikuar ta riprodhojë. /Telegrafi/

Exit mobile version