Site icon Telegrafi

Zendaya pjesë e filmit Shrek 5, i cili pritet të dalë në vitin 2026

Traileri i parë i filmit të animuar Shrek 5 u lansua të enjten.

Dhe në klipin prezantua u bë një surprizë e madhe, Zendaya do të luaj vajzën adoleshente kokëkuqe të personazheve Shrek dhe Fiona.

Aktorja e njohur, 28 vjeçare, mund të sjellë një gjeneratë të re fansash të filmit serik të animuar.

Në film u rikthyen edhe aktorët sikurse Mike Myers në rolin e Shrek, Cameron Diaz në rolin e Princeshës Fiona dhe Eddie Murphy në rolin e Gomarit.

Traileri i shkurtër, që po paralajmëron pjesën e pestë të filmit të famshëm, po duket të jetë tejet interesant.

Filmi i animuar ka një audiencë të gjerë të shikuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version