Site icon Telegrafi

Zendaya mori gjithë vëmendjen me paraqitjen në shfaqjen e Louis Vuitton në Paris

Zendaya

Zendaya vodhi gjithë vëmendjen me paraqitjen në shfaqjen e modës së pranverës 2025 të Louis Vuitton në Paris të martën.

Aktorja, e cila shoqërohej nga stilisti i saj, Law Roach, kishte veshur një xhaketë bardh e zi dhe një fund voluminoz ngjyrë bezhë nga koleksioni i Vuitton 2025, i cili debutoi në fund të majit.

Një nga çantat City Steamer të labelit francez, si dhe getet rrjetë dhe bizhuteritë e arta Bulgari, kryesuan dukjen.

Foto: Getty Images

Veshja e sipërme e yllit të “Challengers”, sipas Joelle Diderich të WWD, mori frymëzim nga vitet 1980.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zendaya

Drejtori kreativ i Vuitton, Nicolas Ghesquiere, përdori kryeveprën arkitekturore që është Parku Guell i Barcelonës si sfond për koleksionin, që shfaqte “një aromë të veçantë spanjolle”.

Zendaya

Në fund të muajit të kaluar, Zendaya shkëlqeu me një pamje tjetër nga i njëjti koleksion ndërsa ndoqi “Dune: Part Two” në New York.

Yje të tjerë që morën pjesë në shfaqjen e Louis Vuitton përfshinin: Jaden Smith, Ana de Armas, Jennifer Connelly dhe Cynthia Erivo. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version