Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”.
Pjesë e këtij albumi janë plot 13 këngë, të cilat tashmë gjenden të gjitha të disponueshme në mbarë platformat muzikore.
Në të njëjtën ditë që solli albumin, Rexha publikoi edhe klipin e një prej këngëve të këtij albumi.
Bëhet fjalë për këngën e parë të albumit me titull “Break My Heart Myself”, të cilën ajo e interpreton në bashkëpunim me reperin Travis Barker.
Kënga është vizualizuar me klip, i cili është xhiruar i njëjtë në pothuajse një skenë të plotë, ndërsa këngëtarja shqiptare vjen me një performancë mjaft provokuese në paraqitjen e saj.
Klipi është realizuar nga kompania amerikane ‘The Lucky Bastards Inc.’, gjersa për momentin kjo është kënga e katërt e albumit “Better Mistakes” që është realizuar me klip.
Ndërkohë në vazhdimësi, 31-vjeçarja ka paralajmëruar se do t’i vizualizojë me klip edhe këngët tjera të albumit. /Telegrafi/