Telegrafi

Zemërohet me mbrojtjen e lojtarëve, Gregg Popovich thirri një ndër ‘time-out’ më të shpejtë në histori të NBA-së

Gregg Popovich (Photo by Sam Greenwood/Getty Images)

E hëna është ditëlindja e 70-të e trajnerit të San Antonio Spurs, Gregg Popovich dhe nëse ka ndonjë dyshim se strategu po bëhet më i ngathët, të kundërtën e tregon ndeshja e mbrëmshme.

“Mamuzat” kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër kundër Washington Wizards me rezultat 132:119.

Megjithatë në një moment strategu u zemërua aq shumë sa që me të filluar ndeshja kërkoi ‘time-out’.

Në fakt, 16 sekonda pasi filloi ndeshja trajneri kërkoi një pushim të shkurtër pasi i dështoi mbrojtja e skuadrës.

Pas takimit, Derrick White pohoi se kurrë nuk i kishte ndodhur në gjë e tillë dhe nuk kishte dëgjuar të vepronte në këtë formë.

“Nuk dëshironim me të vërtetë të fillonte në këtë formë ndeshja, do të thotë me një ngulitje të kundërshtarit”, tha White.

Kujtojmë se nuk ishte hera e parë që strategu të ketë thirrur pushim pasi në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Cleveland Cavaliers, Popovich thirri një “time-out” për 14 sekonda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA-s

Ndryshe, Popovich ka 23 vjet që është në krye të shtabit teknik të skuadrës së Spursave dhe duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet. /Telegrafi/