Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar në venedik të Italisë.
Atje ajo festoi edhe ditëlindjen e saj të 32-të, ndërsa ndoqi nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”.
Në ndejën promovuese të koleksionit, artistja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të po kësaj marke, i cili ishte mjaft i shkurtër dhe provokues.
Fustani me material transparent dhe i hapur te pjesa e dekoltesë, bëri që interpretuesja e hitit “I’m a mess” të dukej vërtet atraktive në këtë paraqitje.
Për ta bërë edhe më të përfolur, fustani kishte një zemër në qendër të tij, përkatësisht te pjesa intime, duke i dhënë kështu një kuptim ndryshe atij.
Bebe Rexha publikoi në TikTok një video të shkurtër, ku shihet duke bërë lëvizje mjaft provokuese në fustanin transparent.
@beberexhaPu$$y Heart ❤️
Në një moment, ajo vuri në dukje të pasmet e saj të mëdha, ndërsa mori vëmendjen e fansave me dukjen e saj atraktive.
Artistja shqiptare thotë se “Dolce dhe Gabanna” e ka frymëzuar gjithmonë atë dhe se me kënaqësi ka veshur kostumet e kësaj marke.
Bebe Rexha përndryshe së fundmi u bë temë e mediave shqiptare, pasi publikisht iu kërkoi 10.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram që të dhurojnë donacione humanitare në ndihmë të Spitalit të Dibrës (qytet prej nga ka prejardhjen), për shkak të mbingarkesës dhe mungesës së furnizimeve në këtë spital. /Telegrafi/