Telegrafi

Me zemër të copëtuar, Morena Taraku largohet nga Shqipëria

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka qëndruar këto ditë në Shqipëri.

Ajo e vizitoi këtë vend pas dy tërmeteve të fuqishme të 26 nëntorit, të cilat lanë mbi 50 viktima, qindra të plagosur e dëme materiale.

Taraku gjatë këtyre ditëve u njoh nga afër me problemet e shumta të shqiptarëve, teksa gëzoi me vizitën e saj disa fëmijë në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

E njëjta premtoi t’u rindërtojë shtëpinë një familje shqiptare të prekur rëndë nga ngjarja tragjike.

Në një postim të ndjeshëm të bërë të shtunën në Instagram, Morena ka bërë të ditur se po largohet nga Shqipëria për në Turqi, me zemrën e copëtuar nga gjendja e rënduar që pa gjatë këtyre ditëve.

“Faleminderit Shqiperi per kto dite te veshtira por edhe te mbushua me plot dashuri te sinqert… Une po kthehem ne shtepi, por nuk do thot qe po ndalem te qenurit me juve… @shpi.per.shpi jemi ne cdo shpi, dhe brenda 24h vim aty ku ju keni nevoj. Une skam fjet prej asaj dite qe kam ardh, sepse jam shume e stresuar dhe e merzitur, ajo cka kam pare dhe degjuar keto dite qofshin te fundit… Me eshte bere zemra copa-copa disa here keto dite me rreshte por vetem 1 lutje kam te besojme ne te miren edhe pse jetojme ne kete mjerim…Ju don Morena, dhe shifemi shpejt”, ka shkruar Taraku në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory