Nëse dalja e vogël në referendum kjo do të thotë: bojkot, mosinteresim ose parashtrim i pyetjes së gabuar. Kush nga këta tre punë janë të rëndësishme për Maqedoninë duhet vetë ju t’ju përgjigjeni, tha kryetari i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se çarë mendon mbi marrëveshjen me Greqinë, Zeman tha se nuk donte të ndërhynte në punët e brendshme të Maqedonisë por i bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë me negociatat.
“Mund të nevojitet shumë kohë, por shpresojë se këtë kontest do ta arrini ta zgjidhni”, tha kryetari çek, njoftojnë nga zyra e Ivanovit.
Ivanov tha se nuk të interpretohen lirshëm Kushtetuta dhe ligjet, sepse ato qartë tregojnë se çka është referendum i suksesshëm dhe çka është referendum i pasuksesshëm.
Në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe BE, Ivanov theksoi se Maqedonia është vikatim e standardeve të dyfishta dhe se marrëveshja me Greqinë nuk jep garanci se e njëjta do të respektohet nga pala greke./Telegrafi/