Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me bashkëpunëtor ka vizituar sot shoqatën Handikos, ku u njoftua rreth gjendjes së personave me aftësi të kufizuara përgjatë pandemisë COVID-19, nga ku u zotua se do të ofrojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në nevojat kyçe të organizatës dhe zgjerimin e kapaciteteve të saj.
Zemja u prit nga drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi i cili ngriti nevojën emergjente për mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në ngritjen e kapaciteteve dhe ofrimin adekuat të shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se Maliqi i dhuroi ministrit Zemaj raportin hulumtues ‘’Standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?’’ të publikuar javë më parë nga Handikos.
Zemaj u zotua se do të ofrojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në nevojat kyçe të organizatës dhe zgjerimin e kapaciteteve të saj.
“Zemaj pa për së afërmi edhe ambientet e Qendrës së Resureve HandikosS dhe u njoftua me shërbimet virtuale dhe ato të pajisjeve ndihmëse të cilat po ofrohen aktualisht për fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në komunikatë.
Në takim morën pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi dhe Avokuesi i të Drejtave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Rijad Mehmeti.