Telegrafi

Zemaj: Zjarri kaploi që disa herë Institutin, e heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë mëngjesin e kësaj të marte dy zyra në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë se “zjarri ka kapluar QKUK-në, kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit”.

Lexo po ashtu Zjarri në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

“Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar dhe se ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Kjo është hera e dytë brenda vitit që IML-ja përfshihet nga flakët. /Telegrafi/