Site icon Telegrafi

Zemaj me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë flasin për situatën me pandeminë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani më të cilin kanë diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Zemaj ka thënë se përmirësimi i situatës lidhur me COVID-19 në dy vendet jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

“Bashkë me z. Ilir Hasani, Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut diskutuam për situatën epidemiologjike në të dy shtetet, masat e ndërmarra  nga të dy qeveritë respektive dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e COVID-19.

Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me COVID-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.

U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intensifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version