Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa tha se punjonësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës.
Zemaj në një postim në Facebook shkruan se me drejtorin Naser Ramadani kanë biseduar rreth mbarëvajtjes së punës aty.
Lexoni të plotë postimin:
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës/IKSHPK është në vijën e parë e parë të frontit të luftës kundër Covid19. Sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë̈ Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.
Sot vizitova IKSHPK dhe takova drejtorin dr. Naser Ramadanin, dr. Xhevat Jakupin – drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë̈ Molekulare dhe dr. Izet Sadikun, me të cilët biseduam rreth mbarëvajtjes së punës aty”. /Telegrafi/