Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Aremend Zemaj ka shprehur besimin se pas ardhjes së vaksinës anti-Covid, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në Spitalin e Vushtrrisë. Zemaj ka falënderuar stafin e këtij spitali për ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë.
Zemaj ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 person staf i mesëm në spitalet e Kosovës.
“Ju kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Profesinstët tanë politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me Covid-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë. Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ai, transmeton Ekonomia Online.