Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se do të ketë rritje të kapaciteteve testuese për COVID-19.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të rrit kapacitetet testuese edhe në gjashtë qendra rajonale ku tashmë ka filluar shpërndarja e aparaturave për teste PCR”, ka thënë Zemaj.
Ministri shtoi se deri në fund të javës presin që aparaturat të vendosen në këto qendra meqë dje ka filluar shpërndarja.
Ai ka shtuar se më këtë rast numri i testimeve do të shumëfishohet.
“Krahas aparatuaraeve PCR në këto qendra do të bëhen edhe testimet serologjike. Aparatet për testimet serologjike janë dërguar gjatë javës në këto qendra”, u shpreh Zemaj.
Zemaj ka shtuar se i gjithë ky projekt ka kushtuar 1 milion e 752 mijë e 210 euro. /Telegrafi/