Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Anton Quni.
Zemaj në një posim në rrjetin social Facebook bën të ditur se është njoftuar nga ministri Quni se FSK-ja aktualisht ka në gjendje gatishmërie Batalionin e Mjekësisë.
“Me Anton Qunin, ministër i Forcave të Sigurisë̈ së Kosovës/ FSK diskutuam për mbështetjen dhe gatishmërinë̈ e FSK-së për të kontribuar në luftën kundër pandemisë̈ Covid-19.
Anton Quni më njoftoi se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate.
Aktualisht është̈ vënë̈ në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK dhe në rast se është̈ nevoja do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve.
E falënderova z.Qunin për bashkëpunimin tonë dhe ndihmën e FSK-së që po e ofron në këtë̈ betejë me COVID-19.
I sqarova se Ministria e Shëndetësisë̈ do të përkrahë̈ FSK-në me pajisje përkatëse mjekësore dhe në fuqizimin e personelit mjekësore.
Me vajzat dhe djemtë̈ e FSK-së dhe të gjithë̈ qytetarët do ta mposhtim virusin”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/