Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj po qëndron këto ditë në Amerikë. Gjatë qëndrimit të tij atje, Zemaj sot ka takuar presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to People”, Mary Jean Eisenhower.
Përmes një psotimi në Facebook, Zemaj ka shkruar se vlerat perëndimore janë pikë takimi i përbashkët, njëherësh ruajtja dhe avancimi i miqësisë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Zemaj po ashtu në shenjë simbolike i ka dhuruar Eisenhower flamurin Dardan.
Postimi i plotë:
Një takim miqësor me miken e Kosovës dhe shqiptarëve znj. Mary Jean Eisenhower, presidente e organizates ndërkombëtare “ People to People”.
Vlerat përendimore janë pikë takimi i përbashkët, njeherit rujatja dhe avancimi i miqësisë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve tanë. Znj. Eisanhower është mbesa e presidentit Amerikan, Gjeneralit Eisanhower. Në interesimin e saj për Kosoven kisha knaqësin ti dhuroja një shënjë simbolike të falmurit Dardan si spjegim për historin tonë dhe synimin që të jemi pjesë e botës demokratike. /Telegrafi/