Site icon Telegrafi

Zemaj takohet me përfaqësues të Këshillit të Evropës, flasin për shërbimet shëndetësore në burgje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar për përfaqësuesit e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim, Zemaj thotë të kenë diskutuar për shërbimin shëndetësor në burgje.

“Në takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, diskutuam për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre”, ka shkruar Zemaj.

Mes tjerash nnë takim është diskutuar edhe për Ligjin për Shëndetin mendor. Me ç’rast thuhet se Ligji për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse është në fazën e rishikimit.

“Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm”, ka shkruar tutje Zemaj.

Bashkëpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese.

Exit mobile version