Site icon Telegrafi

Zemaj takohet me Mustafën, flasin për prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pandeminë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Zemaj ka thënë se më kreun e LDK-së kanë biseduar për prioritetet dhe punët që janë duke bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

“Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë”, ka thënë ai.

Më tej, ministri ka thënë se me shefin e partisë së tij kanë diskutuar edhe për situatën epidemiologjike.

“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim. Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndryshe, Zemaj pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka paralajmëruar se do të shtohen inspektimet dhe se do të ndalohen tubimet familjare./Telegrafi/

Exit mobile version