Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin Dragan Petkoviq.
Petkoviq ka informuar Zemajn rreth gjendjes me COVID-19 dhe situatës epidemiologjike, si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes.
“Gjatë ditës së sotme, nga kryetari i komunës së Parteshit, z. Dragan Petkoviq, u informova për gjendjen aktuale rreth Covid-19, menaxhimin e situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes”, ka njoftuar Zemaj.
Në këtë takim Zemaj ka theksuar mbështetjen e ministrisë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
“Po ashtu, theksova se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Partesh, do ta ketë përkrahjen e plotë që të jetë në funksion për qytetarët me pajisje, personel dhe kapacitetin infrastrukturor. E falënderova Kryetarin, personelin shëndetësorë dhe qytetarët e Parteshit për përkushtimin në respektimin e masave gjatë pandemisë”, përfundon shkrimi i Zemajt. /Telegrafi/