Site icon Telegrafi

​Zemaj takohet me homologun e tij austriak, diskutohet për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Rudolf Anschober, ministër federal i Shëndetësisë, Çështjeve sociale, Përkujdesje dhe Mbrojtjen e konsumatorit në Vjenë.

Zemaj ka njoftuar se me Anschober ka diskutuar për pandeminë COVID-19, transmeton Telegrafi.

“U pajtuam se Covid 19, është rrezik global dhe të gjithë së bashku, konform të gjitha mundësive, me përkushtimin maksimal të punojmë për të mënjanuar rrezikun, deri në gjetjen e rrugëve për mundjen e plotë të virusit. Theksova në takim, se kemi nevojë për bashkëpunim, sikundër që kemi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, në veçanti në prezantim dhe mbështetje të interesave tona, për sigurimin e vaksinës anti Covid19 për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se Austria ka ofruar mundësi dhe mbështetje për qytetarët e Kosovës.

“Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbështetje për qytetarët tanë por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë.

Besimi ynë tek miqtë, është i madh, sepse ata çdo herë u gjenden pranë nesh, në ditët më të vështira. Ashtu është edhe sot. Ministër Anschober, faleminderit për mikpritjen dhe mirëkuptimin lidhur me shëndetin e qytetarëve tanë”./Telegrafi/

Exit mobile version