Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar që të gjithë të të jemi të kujdesshëm ndaj pandemisë në mënyrë që të mundësohet funksionimi i hapur të shtetit.
Zemaj ka shkruar në Facebook se shteti duhet të jetë i hapur.
“Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Ndërsa për ata që shkelin masat anti COVID-19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Zemajt
Kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë, kemi fituar. Andaj, edhe në luftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues!
Të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë.
Zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.
Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin.
Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijonë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar.
Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.
Ndëra për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën! /Telegrafi/