Site icon Telegrafi

Zemaj: Spitalet janë të mbingarkuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat që kanë hyrë në fuqi të premten e kaluar janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.

Zemaj ka thënë se ka një stabilitet sa i përket lakores së COVID-19, mirëpo ka theksuar se personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, u shpreh Zemaj.

Këto komente Zemaj i bëri pas pranimit të një donacioni nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version