Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë para deputetëve se që në fillim ka qenë kundër një koalicioni të tillë por i vie keq që si Kuvendi nuk kanë mundur të nxjerrin një ligj për dekriminalizimin e Kuvendit, pasi nuk mund të shkohet përpara me deputet të dënuar dhe ata të akuzuar për krime të ndryshme.
Ai shtoi se demarkacioni, asociacioni, çështjet opozitë pozitë, duhet të jenë pjesë e analizave të tjera, pasi ata që janë merr me demarkacionin sot akuzohen për falsifikimin e diplomave.
“Na duhet një pastrim i skenës politike, qartësim i pozicioneve të qarta politike që duhet të vendosin qytetarët”, tha ai.