Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se çdo qytetar që nuk është banor i Republikës së Kosovës dhe vjen nga shtetet që potencialisht janë shpërndarës të virusit duhet të kenë teste negative për Covid-19.
“Çdo qytetarë që nuk është banorë i Kosovës dhe vjen nga shtetet që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listën e ICDC-së, ne kemi si masë atë që quhet testi negativ apo besueshmërinë se ai person nuk është i infektuar. Ndryshe nëse ai afrohet afër kufirit ajrorë apo tokësorë rekomandohet që të shkojë në vet izolim derisa brenda shtatë ditëve ai vlerësohet se nuk është i sëmurë dhe mund të zhvillojë aktivitetin normal jetësorë”, deklaroi Zemaj për RTV 21.
Zemaj gjithashtu theksoi se, pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.
“Edhe ketë javë të vazhdojmë me masat e njëjta”, tha ndër tjera Zemaj.