Site icon Telegrafi

Zemaj: Shqetësuese rritja e numrit të rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas publikimit të numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19 ka thënë se kjo rritje është shqetësim.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

Lexo po ashtu Shifra alarmante, gjashtë të vdekur dhe 661 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministri Zemaj tha se me të gjithë do të vazhdojnë ta luftojnë virusin vdekjeprurës.

“Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim. Andaj kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës. Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së. Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe absolventë të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version