Site icon Telegrafi

​Zemaj: Shkollat duhet të respektojnë masat antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për masat që institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë coronavirus.

Ai gjatë një vizite sot në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, ka thënë se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.

Ministri Zemaj, gjatë kësaj vizite është informuar lidhur me përgatitjet që kjo shkollë ka bërë për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapat e nevojshëm që janë ndërmarrë për t’u mbrojtur nga virusi, si dhe ka dorëzuar një donacion simbolik me maska dhe dezinfektues. /Telegrafi/

Exit mobile version