Site icon Telegrafi

Zemaj: Qytetarëve nuk iu duhet një qeveri me njerëz të korruptuar, me mentalitet bandash, primitivë e të pashkolluar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarëve nuk iu nevojitet një qeveri me njerëz të korruptuar dhe pjesë të krimit të organizuar me mentalitet bandash, primitivë të pashkolluar e të padijshëm.

Zemaj ka thënë se Kosova po izolohet nga ky mentalitet qeverisës.

“Subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqve u siguruan. Kosova si ka borxh askujt që t’i rrijë në qafë”, ka shkruar Zemaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në fund të shkrimit të bërë, Zemaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë të bashkohen për ndryshimin e madh për shpresën dhe besimin për Kosovën tonë./Telegrafi/

Exit mobile version