Telegrafi

Zemaj: Qeveria sot anuloi listën e çmimeve të produkteve medicinale, i doli në shesh përfitimi personal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njëherësh deputet i LDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës sot anuloi listën e çmimeve të produkteve medicinale.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se lista e çmimeve të produkteve medicinale është miratuar para tre javësh ndërsa sot u anulua.

“Sot, u anulua! Çfarë dobësie! Çfarë loje e ndytë! Interesin e pacientit të varfër, kjo Qeveri e ka shkelur me dy këmbë, në vazhdimësi po abuzon me të. E kjo veç për shkak të akomodimit të interesave personale financiare dhe interesave të mafisë farmaceutike. Kur ju doli në shesh përfitimi personal, e anulojnë. Kaq dinë kaq mund të bëjnë ky pushtet!
Ja disa shembuj që shpërfaqin tendencën për abuzim me çmime”, ka shkruar Zemaj në Facebook.