Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.
Në njoftimin për media thuhet se Reshitaj ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.
Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë COVID-19.
Ndërkaq, ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/