Site icon Telegrafi

Zemaj: Po komunikojmë me të gjitha instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj/ Foto: Ridvan Slivova

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë në komunikim me të gjitha instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19.

Këto komente Zemaj i bëri pas një takimi që pati me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

Zemaj ka shtuar se kanë besim të plotë në zotimet e deritashme të BE-së dhe organizatat tjera për vaksinën antiCOVID-19.

Postimi i plotë:

Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.
Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti covid.
Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa. /Telegrafi/

Exit mobile version