Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, me të cilin kanë biseduar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se po ndërmarrin të gjitha masat dhe po bëjnë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse.
Lexoni të plotë postimin:
Prita në takim Ministrin e Arsimit, prof. Dr. Ramë Likaj, që ishte i shoqëruar edhe nga Zëvendësministri, dr. Xhavit Rexhaj, me të cilët diskutuam për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Fillimi i mësimit të organizohen në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante.
Do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta dhe koordinimin ndërinstitucional.
Ne po ndërmarrim të gjitha masat dhe po bëjmë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër virusit dhe të gjitha protokollet e sigurisë së shëndetit. /Telegrafi/