Site icon Telegrafi

​Zemaj: Planifikohet që pajisjet lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar të mbulohen nga shteti

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ka ende shumë për t’u bërë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Në seancën e Kuvendit që u diskutua për këtë çështje, ai tha se për herë të parë planifikohet që pajisjet që shërbejnë për lëvizje, për këtë kategori, të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Këtu ai ka përmendur draft-udhëzimin që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë në shtator të këtij viti, për përcaktimin e listës dhe llojet e pajisjeve falas për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas tij, shumë shpejtë i njëjti do të shkojë për aprovim në Qeverinë e Kosovës.

“Për herë të parë planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve tanë të Kosovës pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim e asistim të mbulohen nga shteti, përmes buxheti të Republikës së Kosovës. Ju njoftoj se bazuar në legjislacioni në fuqi të gjithë qytetarët që e kanë statusin e personit me aftësi të kufizuar lirohen nga participimet me pagesë në institucionet shëndetësore publike, në të gjitha nivelet për shërbimet që marrin.

Zemaj tha se ka ende shumë për të bërë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, duke theksuar faktin që ende mundojnë shërbimet rehabilituese./kp/

Exit mobile version