Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit paraqiti katër masa që Qeveria duhet t’i ndërmarrë për krizën ekonomike në vend.
Zemaj kërkoi reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate, si dhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme në normën e reduktuar për tre muaj.
“Reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”.
“Dy zgjerimi në listën e produkteve të domosdoshme në normën e reduktuar të TVSh-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtar”.
“Tre, indeksimin e pagave, të përfitimeve pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. Katër, rritjen e subvencioneve në bujqësi”, tha ai.
Në fund, Zemaj tha se “Qeveria e 51 përqindëshit” do të mbahet mend për “paaftësi” nëse nuk ndërmerr masa./Telegrafi/