Site icon Telegrafi

​Zemaj paralajmëron testim serologjik për mbrojtje nga pandemia COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me coronavirus.

Ai tha se pas hapjes së masave sidomos të atyre nga 1 qershorit ka një shtim drastik të rasteve me COVID-199. Derisa i ka shpalosur të gjitha masat lehtësuese që kanë ndodhur, ai tha as pas shtimit të rasteve janë rikthyer kapacitet në klinikën e pulmologjisë, dermos, dhe mjekësisë sportive.

Sipas tij deri tani ka furnizim stabil me pajisje mbrojtëse nga MSh dhe se deri më tani kanë shpenzuar mbi 4 milionë euro për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai tha se do të punohet edhe për testet serologjike me qëllim që të përcaktohet imuniteti i popullit.

Dhe përmes Bankës Botërore është paraparë edhe blerja e testeve serologjike me një grant prej 2 milionë dollarësh.

Albena Reshitaj, kryesuese e këtij komisioni tha se në javët e fundit ka shtim të numrit të rasteve për shkak të neglizhëncës së masave si dhe shtimit të testimeve.

Sipas saj manuali i publikuar nga kjo ministri për Covid 19 është voluminoz dhe prandaj sipas saj më mirë do të ishte një broshurë.

Exit mobile version