Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kanë bërë sërish kategorizimin e komunave sipas numrit të rasteve me coronavirus, teksa paralajmëroi se javën tjetër do të merren masa të reja në nivel vendi.
Zemaj tha se situata me pandeminë COVID-19 kësaj jave ka qenë më e qetë, transmeton Telegrafi.
“Në zonën e kuqe janë 11 komuna, në zonën e verdhë 11 komuna dhe në zonën e gjelbër 16 komuna. Jemi duke përgatitur masa të reja në nivel vendi dhe jo për komuna veç e veç, nuk do të ketë lirim të masave.”, tha ai transmeton Telegrafi.
Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e jugut, Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva.
Në zonën e verdhë janë: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranilluga.
Në zonën e gjelbër janë: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suharekë, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.
Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 385 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/