Site icon Telegrafi

Zemaj: Nuk kemi kurrfarë presionesh për votim të demarkacionit

Armend Zemaj i LDK-së tha se deri tash deputetët e subjektit të tij politikë, nuk kanë pasur kurrfarë presioni për votim të demarkacionit.

Ai tha se ka pasur vetëm deklarime dhe propozime, por jo edhe ndikime.

“Nuk ka pas presione nga kryesia, ka pas vetëm deklarime, dhe çdo kush do të vendos në kuadër të ndikimit të tij politik, ideologjik dhe bindjeve që ka për këtë çështje”, ka deklaruar Zemaj, në hollin e Kuvendit, para nisjes së seancës parlamentare.

Ai ka thënë se deputetët duhet të kenë mundësi që të debatojnë në Kuvend dhe pastaj të vendosin se si do ta japin votën e tyre.

Exit mobile version